NBA/ Warriors nuk diskutojnë Ocklahoman, Lillard spektakolar për Portland

Basketboll

NBA/ Warriors nuk diskutojnë Ocklahoman, Lillard spektakolar për Portland

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 10:02
NBA

Pasi panë të parakalohen në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit nga Houstoni, kampionët në fuqi të Golden State nxorën ‘inatin’ ndaj Ocklahomas, duke fituar me rezultatin e thellë 112-80. Warriors nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke dominuar në të 4 fraksionet e lojës, ndërsa Kevin Durant dhe Stephen Curry ishin më të mirët me 49 pikë, 8 asiste dhe 14 rikuperime së bashku.

Los Angeles Lakers regjistroi fitoren e dytë radhazi, këtë herë në transfertë ndaj Sacramentos me rezultatin 108-113. Kings fituan në dy fraksionet e para me rezultatin e njëjtë 29-25, por Lakers u rikthyen në të 3-tin, duke zhvilluar një lojë perfekte, që e ndihmoi të rikthehet në avantazh. Caldwell-Pope shkëlqeu për Lakers, duke shënuar 34 pikë, e regjistruar 2 asiste dhe 7 rikuperime.

Edhe Portland vijon ecurinë pozitive, pasi në transfertën ndaj Phoenix arriti të triumfojë me rezultatin e ngushtë 104-106. Pas gjysmës së parë të takimit, që ishte e balancuar, Suns shpërthyen në fraksionin e 3-të, duke fituar 31-16. Gjithsesi, Trail Blazers u rikthyen në pjesën e fundit të lojës, duke zhvilluar një ndeshje fantastike dhe realizuar përmbysjen. Lillard ishte arkitekti i kësaj fitoreje për Portland, me 40 pikë të shënuara, 5 asiste dhe 10 rikuperime.

Chicago Bulls luajti vetëm në fraksionin e dytë të sfidës me Minnesottën, ndërsa 3 të tjerët floën për vendasit, që u rikthyen te fitorja, duke triumfuar me rezultatin 122-104. Edhe Bostoni regjistroi fitoren e 3-të radhazi, këtë herë në transfertë ndaj New York Knicks. Vendasit rezistuan vetëm në fraksionin e parë, pasi loja më pas foli për Celtics, që shënuan rezultatin final 112-121. Edhe këtë herë Irving ishte ai që spikati me 31 pikë, 8 asiste dhe 9 rikuperime.

Në sfidat e tjera, Miami Heat mposhti Memphisin me rezultatin 115-89, ndërsa Utah triumfoi ndaj Dallasit me rezultatin 97-90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat