Ndryshohet data e kuvendit

Basketboll

Ndryshohet data e kuvendit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Për shkak të angazhimeve të mëdha më 04.03.2018 (e diel), kur edhe janë në program ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të ndryshoj datën e mbajtjes së Kuvendit të Punës.

Pra Kuvendi i Punës i FBK-së nuk do të mbahet më 4 mars, por më datën 3 mars (e shtunë) në hotel “Solid” në Suharekë prej orës 17:00.  

Duhet theksuar se në javën e ardhshme FBK ka në program tri aktivitete në Suharekë, së pari prej 28 shkurt e deri më 2 mars do të organizoj Klinikën Ndërkombëtare për Gjyqtarë Kandidatë Potencialë të FIBA-s, e cila do të mbahet në hotel “Solid”, kurse prej 28 shkurt deri më 4 mars në program është Final 8 i Kupës së Kosovës në palestrën “13 Qershori”, si dhe më 3 mars do të organizohet Kuvendi i Punës i FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat