Pas dorëheqjes së Erolld Belegut, basketbolli kosovar pritet së shpejti të bëhet me kreytar.
Ish basketbollisti i Prishtinës, Arben Fetahu është favoriti kryesor që të bëhet drejtues i FBK-së.
Fetahu është kandidati i vetëm i propozuar nga bordi i Federatës së Basketbollit Kosovar.
I njëjti ka përkrahjen e shumicës së klubeve dhe shoqatave me të drejt vote.
Fetahu aktualisht është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FBK-së.