Sigal Prishtina – Peja, nuk do ta besoni sa shikues ishin në sallë

Basketboll

Sigal Prishtina – Peja, nuk do ta besoni sa shikues ishin në sallë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:46
Pamje nga ndeshja Sigal Prishtina-Peja

Sigal Prishtina - Peja, shikueshmëri e vogël e ndeshjes dikur derbi të basketbollit në Kosovë.

Sigal Prishtina e Peja e kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 23-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Në rrethana krejt ndryshe nga e kaluara, në prani të 10-12 shikuesve, e në pikë të ditës (13:00), ndeshja ndërmjet rivalëve të vjetër më së paku i ngjante një përballjeje të skuadrave më të suksesshme në basketbollin e pasluftës në Kosovë. Prishtinasit e fituan lehtë këtë takim me shifrat 116:63 dhe vazhdojnë ta kryesojnë renditjen, tani me 45 pikë, derisa Peja është e gjashta me 29 pikë.

Përforcimi Filip Bundoviq me 33 pikë ishte më efikasi te kryeqytetasit, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Ardit Beqiri (25), Valon Bunjaku (24), Alban Latifaj (20) e Rinor Peci 10 pikë. Në anën tjetër, te Peja Beq Kovaqi me 33 pikë ishte më i dalluari, derisa Rron Ukaj shënoi 13 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat