Kyrie Irving operohet në kavilje, ylli i NBA-së rrezikon sezonin

Basketboll

Kyrie Irving operohet në kavilje, ylli i NBA-së rrezikon sezonin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:45
Kyrie Irving

Ylli i ekipit të Boston Celtics, Kyrie Irving, rrezikon të mos luajë më asnjë ndeshje këtë sezon në NBA. I ardhur këtë sezon nga Cleveland, ai ka qenë protagonist i ekipit të Celtics, që renditet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Por sezoni 2017-2018 i Irving mund të jetë mbyllur para kohe, pas një dëmtimi të pësuar një njavë më parë. Jo vetëm kaq, por mediat amerikane kanë konfirmuar sot se Irving do t’i nënshtrohet nesër një operacioni në gju.

Duket se kurat dhe mjekimet e zakonshme nuk kanë dhënë efekt dhe se dëmtimi në gju është më i rëndë nga sa ishte parashikuar, ndaj dhe është vendosur që lojtari nesër të operohet, me shpresën që të rikuperojë dhe të jetë në gjendje të luajë në fazën e play off-it edhe pse kjo duket e vështirë. Boston e ka siguruar kualifikimin në play off, por mungesa e Irving do të ndikojë shumë te skuadra, ndaj shpresohet që ai të jetë në gjendje të luajë pas një muaji, kur nis faza play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat