Këta janë kandidatët që luftojnë për kryetar të FBK-së

Basketboll

Këta janë kandidatët që luftojnë për kryetar të FBK-së

Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:34
Topi i basketbollit

Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e fletënominimeve dhe kandidaturave për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kandidatë për kryetar të FBK-së në bazë të nominimeve të deponuara në FBK janë Arben Fetahu me 23 nominime dhe Artan Rugova me 7 nominime.

FBK në gjirin e saj ka 32 anëtarë, do të thotë gjithsej 40 delegatë. 

Verifikimin e nominimeve e ka bërë sot Këshilli Mbikqyrës në krye me kryetarin Fidan Hamiti.

Po ashtu sot ka përfunduar edhe afati për ndryshimin eventual të delegatëve nga ana e klubeve dhe Shoqatave. Të drejtë pjesëmarrje në Kuvend do të kenë vetëm dëlegatët që tashmë janë evidentuar në listën e FBK-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FBK-së do të mbahet më 5 prill 2018 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat