NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën - Bota Sot
NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën

Basketboll

E diel, 19 gusht 2018

NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:02
NBA

Minnesota Timberwolves ka rihapur çështjen e kualifikimit me Houston Rockets, pasi ka fituar me rezultatin 121-105. Në ‘Target Center’ të Minneapolisit, vendasit humbën me rezultatin 27-28 vetëm fraksionin e parë, ndërsa më pas interpretuan në mënyrë mjaft të mirë takimin, duke marrë edhe fitoren e parë dhe çuar rezultatin e përgjithshëm 2-1 për Rockets.

Veçanërisht e mirë për vendasit ishte pjesa e 3-të e lojës, të cilën e fituan me rezultatin 35-24, të udhëhequr nga dyshja Butler-Teague, që realizuan 51 pikë, 13 asiste dhe 10 rikuperime së bashku. Gjithsesi, pavarësisht humbjes, basketbollisti i Rockets, Harden ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke shënuar 29 pikë, 7 asiste dhe 7 rikuperime.

Në ndeshjen tjetër Play Off, atë mes Utah Jazz dhe Oklahoma City Thunder, ishte radha e vendasve që të fitonin me rezultatin 115-102 dhe të marrin revanshin në rezultatin e përgjithshëm, 2-1.

Miqtë e Oklahomës e nisën mjaft mirë sfidën, duke fituar me rezultatin 22-30 pjesën e parë, por u shthurën totalisht në fraksionin e dytë dhe të tretë, të cilët i humbën konkretisht 36-23 dhe 31-22, duke bërë që diferenca të ishte praktikisht e pamundur për t’u përmbysur në pjesën e fundit të ndeshjes. Për Utah shkëlqeu spanjolli Rubio, që me 26 pikë, 10 asiste dhe 11 rikuperime, ishte në të njëjtën kohë edhe lojtari më i mirë i takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test