LeBron 45 pikë, Cleveland shkon në gjysmëfinale

Basketboll

LeBron 45 pikë, Cleveland shkon në gjysmëfinale

Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:32
LeBron 45 pikë, Cleveland shkon në gjysmëfinale

LeBron James ka zhvilluar një tjetër ndeshje magjike, duke realizuar 45 pikë në fitoren 105-101 që ekipi i Cleveland arriti ndaj Indianës në çerekfinalen e shtatë dhe të fundit në play off-it në Konferencën e Lindjes. Cavaliers fituar 4-3 serinë e ndeshjeve dhe avancojnë më tej me shumë vështirësi edhe pse e dominuan gjatë gjithë kohës lojën. LeBron ishte fantastic në parket, i papërmbajtshëm, ndërsa për Indianën nuk mjaftuan 30 pikët e Oladipo  e 23 të Collison, shkruan telesport.al.

Në Perëndim kanë nisur takimet gjysmëfinale, ku Houston mundi 110-96 Utah Jazz në përballjen e parë mes tyre. Një sfidë e dominuar nga basketbollistët teksanë, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke qenë superior në fushë dhe e merituan fitoren. Ndeshje fantastike e Harden, autor i 41 pikëve, lider në fushë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Mitchell-Crowder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat