Berisha: Ylli ka nevojë ta thyejë tabunë Sigal Prishtina

Basketboll

Berisha: Ylli ka nevojë ta thyejë tabunë Sigal Prishtina

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:22
Ilustrim

Përfaqësuesi i klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda, Agron Berisha, tha se të enjten e kësaj jave duhet të vijnë sa më shumë shikues në palestrën “13 Qershori” në Therandë. “Basketbolli luhet për shikues, klubi është i qytetit, andaj për asgjë nuk braktisët sidomos kur ka nevojë më së tepërmi. Golden Eagle Ylli ka nevojë ta thyejë tabunë Sigal Prishtina. Me ndihmën e ‘Xhebrailave’ jam i sigurt që do ta kaloj të enjten, pastaj të vazhdojmë. Thirrje djemve të qytetit ‘xhepsave’ për të enjten, kthimin aty ku e kanë vendin në tribuna pa marr parasysh çfarë arsye është, është një arsye më e fortë, ai është Ylli i krejt qytetit. Kjo thirrje është jo si ndonjë pjesë e strukturës udhëheqëse po si një basketbollist e sportist i këtij qyteti. Me juve drejt fitores”, shkruan Berisha. Ndeshja e tretë e gjysmëfinales së Superligës së Kosovës, mes Golden Eagle Yllit e SDigal Prishtinës, luhet të enjten, kurse prishtinas janë në epërsi 2:0 në seri të fitoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat