Curry-Durant tregojnë forcën, Golden State mposht Cleveland - Bota Sot
Curry-Durant tregojnë forcën, Golden State mposht Cleveland

Basketboll

E premte, 20 korrik 2018

Curry-Durant tregojnë forcën, Golden State mposht Cleveland

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 08:44
NBA

Golden State ka fituar 122-103 ndaj Cleveland në finale e dytë të play off-it në NBA, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Ndryshe nga sfida e parë, që ishte me rivalitet dhe emocione, e vendosur në shtesë, kjo finale e dytë ishte tërësisht nën komandën e kampionëve të Warriros, që e udhëhoqën takimin që nga minuta e parë deri tek e fundit. Cavaliers nuk arritën në asnjë moment të rivalizojnë dhe të pretendojnë fitoren, duke mos përsëritur lojën e disa ditëve më parë.

Stephen Curry me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, lider në fushë për Golden State, duke bërë një paraqitje të mirë, mbështetur edhe nga Durant me 26 pikë e Thompson me 20. Një trio që edhe këtë herë bëri diferencën në parket, ndërsa për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James me 29 pikë e 13 asist, ndërsa Love realizoi 22 pikë e 10 rebaund. Por këto pikë nuk mjaftuan për të evituar humbje dhe tashmë Cavaliers e shohin veten në disavantazh 0-2 me ndeshje. Dy sfidat e radhës do të luhen në Cleveland.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test