Vëmendje te basketbolli! Kombëtarja U-16 për femra, asnjë fitore…

Basketboll

Vëmendje te basketbolli! Kombëtarja U-16 për femra, asnjë fitore…

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 16:44
Vëmendje te basketbolli! Kombëtarja U-16 për femra, asnjë fitore…

Janë zhvilluar ndeshjet në grup të Kampionatit Europian në Divizionin B, U-16 në basketboll për femra në Podgoricë nga data 16-25 Gusht. Por kombëtarja shqiptare ka përfunduar të martën ndeshjen e fundit në këtë kampionat duke mos fituar asnjë takim.

Një kambanë alarmi kjo për basketbollin shqiptar, pasi e ardhmja e tij është në rrezik. 16 vjeçaret kuqezi kanë qenë pjesë e Grupit D me Finlandën, Bosnie-Herzegovinën, Ukrainën, Norvegjinë dhe Bjellorusinë, por kanë regjistruar vetëm humbje.

Ndeshja e parë kundër Finlandës ka përfunduar në rezultatin 43-139, duke regjistruar humbjen e parë në këtë kampionat. E nëse menduam se ky ishte një rezultat i dobët për shkak të emocioneve apo formës fizike të ekipit kundërshtar, ndeshja tjetër tregoi se vajzat tona kishin një ngërç, pasi edhe ndeshja e dytë përfundoi në një rezultat negativ ndaj Bosnje-Herzegovinës, 86-32.

Ndeshja e tretë me Ukrainën do të sillte një tjetër humbje për ekipin kombëtar U-16, në rezultatin 34-66. Historia u përsërit në ndeshjen e katërt me Norvegjinë me një rezultat 73:35, e ndërsa gjendja e ekipit ishte kuptuar, kjo aventurë europiane përfundoi me Bjellorusinë në rezultat 24:105.

Pesë humbje, me një mesatare 33 pikë për ndeshje, tregon se vajzat 16-vjeçare nuk janë gati për kompeticione me rivalitet të tillë, Divizioni C ndoshta do të ishte i përshtatshëm në këtë gjendje për “t’i shtrirë këmbët aq sa kemi jorganin”.

Sigurisht, që mungesa e vëmendjes nga instancat shtetërore për këtë sport te të rinjtë ka ndikuar në dëshirën për të ushtruar këtë sport dhe uljen e nivelit krahasuar me vitet e mëparshme.

Pyesni veten në qoftë se do të vazhdojmë në këtë gjendje, pa ndërhyrë për të ndihmuar basketbollin e të rinjve të rritet, çfarë do të ndodh kur talentet aktuale të dalin në pension?

Së pari, duhet ndërgjegjësuar opinion publik për rëndësinë e basketbollit e jo vetëm futbollit dhe së dyti, duhet kërkuar më tepër mbështetje monetare dhe jomonetare për motivimin e të rinjve që merren me sport dhe konkretisht me basketboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat