Ka startuar edicioni 2018-2019 i Euroleague në basketboll për meshkuj, me kampionët e Real Madrid që mundën 109-93 Stamboll në fushën e tyre, duke e nisur mbarë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion. Një ndeshje e dominuar nga spanjollët, ku u dallua Randolph me 16 pikë. Fiton edhe CSKA Moskë, që në fushën e saj mundi me lehtësi 95-75 Barcelonën. Skuadra spanjolle shfaqi të njëjtat probleme si në dy sezonet e fundit. Higgins më 18 pikë e De Colo me 17 ishin dy shënuesit më të mirë për rusët.
Fiton jashtë fushe skuadra turke e Anadolu Efes, që mundi 90-71 Bayern Mynih. Bavarezët duket se vuajtën emocionet e sfidës së parë në Euroleague, duke e nisur mirë ndeshjen por shpejt lëshuan në parket, me turqit që korrën një fitore të merituar (Motum me 14 pikë shënuesi më i mirë për miqtë). Fiton edhe Panathinaikos, që mundi 89-84 Maccabi Tel Aviv, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, pasi të dyja skuadrat e synuan fitoren. Lojeski me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për grekët, me 20 pikë.
Euroleague – Java e parë
CSKA Moskë – Barcelona, 95-75
Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 89-84
Bayern Mynih – Anadolu Efes, 71-90
Real Madrid – Stamboll, 109-93
12 tetor, Buducnost – Armani Milano, ora 18:45
12 tetor, Khimki Moskë – Olympiacos, ora 19:00
12 tetor, Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, ora 19:00
12 tetor, Fenerbahce – Gran Canaria, ora 19:45