McGregor e dikurshëm, rikthimi në kafaz do të jetë në një peshë tjetër

Boksi

McGregor e dikurshëm, rikthimi në kafaz do të jetë në një peshë tjetër

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:14
McGregor

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse (pesha featherëeight, 61-65kg dhe pesha lightëeight, 65-70kg), pritet të duelojë në një peshë të re në rikthimin e tij në kafaz. Lajmin e konfirmoi për mediat trajneri i tij John Kavanagh.

Irlandezi, pas dëmtimit dhe opracionit në këmbë në korrikun e vitit të kaluar, ka shtuar shumë peshë, fakt që e ka konfirmuar vetë McGregor.

Ai është stërvitur në palestër dhe ka ruajtur formën fizike, por pesha vijon te jetë e madhe, çka lë të mendosh se Conor do të duelojë në një peshë të re.

“Unë e di që ju jeni mësuar me Conor që duelon në peshat e ulta të UFC-së, duke parë fizikun e tij. Mendoj se tashmë është e pamundur që ai të rikthehet në ato kategori peshash, ndaj do ta shohim në një Divizion të ri”, tha Kavanagh.

“Nuk do ta nxisja të binte në mënyrë të ndjeshme në peshë për t’u rikthyer në kategoritë e mëparshme. Ai duket në formë edhe në peshën e re që ka marrë. Unë mendoj se kështu duhet të jetë një luftëtar si ai. I fortë dhe i shëndetshëm”, u shpreh John Kavanagh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat