Arnold Gjergjaj do të lufton për titull bote WBF

Boksi

Arnold Gjergjaj do të lufton për titull bote WBF

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:59
Arnold Gjergjaj e Bilal Laggoune

Më 2 shtator në “Landgasthof”, Riehen të Baselit Arnold Gjergjaj do të ngjitet sërish në ring, por tani për të luftuar për titullin e botës në Federatën prestigjoze - WBF, kurse kundërshtar i tij do jetë Bilal Laggoune një bokser me shumë përvojë që tani më ka fituar disa tituj të rëndësishëm si: IBF Inter-Continental Champion, EBU Europameister, WBC Mediterranean Champion, WBC Francophone Champion e Belgian Boxing Champion.

Kundërshtari është i gjate 191 cm dhe me një rekord prej 31 ndeshje / 26 fitore (14 K.O.)

"Unë si Matchmaker i ndeshjes jam shumë i privilegjuar nga ekipi i Arnoldit për bashkpunimin shumë korrekt dhe profesional që kemi dhe shpresojmë se do të vazhdojmë me fitoret ashtu siç ishte në 3 ndeshjet e fundit.

Kampioni ynë kërkon mbështetje për të arritur synimet andaj të gjithë duhet ta jemi në palestrën e sportit duke brohoritur emrin e ti", njofton Avdyl Salihu, menaxher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat