Aziz Salihu shpërthen: Marre!

Boksi

Aziz Salihu shpërthen: Marre!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 gusht 2023 Në ora: 14:39
Aziz Salihu

Boksi nuk po kalon ditë të qeta sidomos me dorëheqjen e papritur të selektorit të kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi.

Legjenda e boksit Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit Prishtina, nuk e ka pritur mirë lajmin se Brahimi ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ai ka bërë punë të madhe.

“Besim Brahimi duhet me iu kthyer pozitës së selektorit sepse i duhet boksit”,  - tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Fituesit të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984, i ka mbetur hatri edhe në kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Çudi, komuna e Prishtinës mi ka dhënë mu për klub 2 mijë euro, ndërsa 50 mijë euro i ka dhënë për organizimin e spektaklit të Haxhi Krasniqit.

Nuk jam kundër pse i ka dhënë 50 mijë euro për spektaklin e Krasniqit por duhet me ndihmuar boksin e Prishtinës me sa më shumë mjete. Kjo është marre, është gjynah”, - ka thënë Salihu. 

Më tej Salihu thotë se e ka vendin drejtor në federatë se është emër i madh i boksi, është emër botëror. 

“Besim Brahhmit duhet i krijuar kushte. Boksi është numër një. Federata e ka një njeri të mirë, ai është Latif Demolli, punëtor i madh. 

Trajneri e ka punën e vetë, është marre mos të paguhet selektori. 

Secili turne që mbahet nuk ka pare.

Pse unë mos mu kanë si drejtor në federatë, sepse jam emër botëror dhe me mu si drejtor federata organizohet ashtu si i ka hije

Besimi mu largu, është gjynah. Boksierët mi dërguar nëpër male dhe me luajtur me ta, është gjynah”, theksoi Salihu

Sipas Salihut, nëse vjen drejtor i federatës, do t’i bëj me pagë selektorin.

Normal se e bëj me pagë selejtorin se duhet i krijuar kushte për punë”., ka përfunduar “Zizi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat