Rikthehet UFC

Boksi

Rikthehet UFC

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Të gjithë të apasionuarit pas sportit më të fortë në botë UFC, atje ku sfidat në kuptimin e plotë të fjalës fitohen me gjak.

Në platformën sportive më të dashur nga shqiptarët, do të vijnë live dhe ekskluzivisht përballjet më epike që rezervon fundjava. Syri i të gjithë shikuesve absolutisht do të jenë në ndeshjen Makhachev-Volkanovski.

Përballja mes tyre do të jetë e dyta, pasi në sfidën e parë mes tyre të mbajtur në Perth të Australisë, Islam Makhachev triumfoi në limite duke i bërë ballë goditjeve të shumta nga australiani.

Në ndeshjen e parë, sportisti çeçen pati sukses me goditjet në këmbë të kombinuara me të djathtat shumë të forta. Dueli mes të dyve nuk do të jetë i vetmi që rezervon spektakël në mbrëmjen e 21 tetorit.

Pak më herët, po në “Ettihad Arena” të Abu Dhabit, Khazmat Chiamev do të sfidojë Kamaru Usman, në një nga ato takime që presioni është shumë i lartë. I dukshëm dhe i pranishëm që në konferenca, ku të dy nuk ngurrojnë të injorojnë kundërshtarin.

Chimaev është i pamposhtur që kur ka fituar statusin profesionit në vitin 2018, ku në të shumtën e rasteve ka fituar në gjysmën e raundeve të zhvilluara. Por ndeshja e së shtunës është diçka tjetër.

Kundërshtari i tij Usman ka regjistruar 19 fitore radhazi. “Tmerri nigerian” ka fituar edhe titullin për pesha të lehta, ku e ka mbrojtur brezin e artë në 5 përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat