Kjo i doli serbit ndaj boksierit shqiptar, pritet vendimi

Boksi

Kjo i doli serbit ndaj boksierit shqiptar, pritet vendimi

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Fazliu e Ivkoviq

Liridon Fazliu, boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Belgjikë, na ka njoftuar se kundërshtari i tij i fundit me të cilin u nda me barazim Nikola Ivkoviq ka qenë me doping.

Kjo u zbulua dje nga organet përkatëse, kështu që pritet shumë shpejt kjo përballje ti takoj boksierit shqiptar duke i dhënë fitoren e plotë.

Ndryshe, Liridoni thotë se kundërshtari i tij ka qen shumë i fuqishëm në këtë duel dhe këtë e ka vërejt nga goditjet e forta që i ka jep, por ai assesi nuk u dëmtua serbi dhe kjo i dha një shenjë atij se diçka nuk po funksionon, por vendimi I fundit i mjekësisë ka nxjerr në pah se ky djalosh ka qenë nën ndikimin e substancave të palejuara.

Sipas të gjitha gjasave ai do të fitoj edhe një dënim të madh nga federatat e boksit duke e ndaluar për disa vjet që mos të paraqitet në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat