Joshua gati për “ditën e llogarisë”

Boksi

Joshua gati për “ditën e llogarisë”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:41
Anthony Joshua

Anthony Joshua pranon se “nuk ka të ardhme” nëse nuk arrin të mundë Otto Wallin në “ditën e llogarisë”, në mbrëmjem magjike të boksit që do të zhvillohet më 23 dhjetor në Arabinë Saudite.

Dy herë kampioni i botës synon të fitojë luftën e tij të tretë të vitit 2023, pasi tashmë ka fituar ndaj Jermaine Franklin Jr dhe Robert Helenius më herët.

34-vjeçari britanik e kupton se humbja mund të jetë e dëmshme për të ardhmen e tij në këtë sport. Ai tha në konferencën për shtyp: “Unë e di se ku po shkoj në jetën time, por duhet të them se kjo është një pikë kontrolli dhe nëse nuk e kaloj këtë, nuk ka të ardhme. Kështu që, jam plotësisht i fokusuar në duelin ndaj Otto Wallin dhe duke bërë punën time”.

“Me zemrën, shpirtin dhe çdo qelizë në trupin tim të fokusuar te dueli ndaj Otto Wallin dhe duke ditur se çfarë mund të bëj. Synoj të bëj një duel të mirë. Jam këtu për të dueluar, dua të performoj mirë dhe të bëj atë presion mbi veten time sepse dua të fitoj. Kam atë dëshirë për të fituar dhe dua të lëndoj edhe kundërshtarin tim”, tha Joshua.

Boksieri suedez Wallin, 33 vjeç, ka vetëm një humbje në karrierën e tij, kur humbi ngushtë nga Tyson Fury në 2019. Që nga ajo kohë i ka fituar të gjashtë duelet e tij. Ai u zotua se do të fitojë të shtunën: “Është një sfidë dhe një mundësi e madhe. Kam punuar shumë për të qenë këtu dhe tani është koha për të shijuar momentin, për të fituar luftën dhe për të ecur përpara”.

Duelet e 23 dhjetorit

Anthony Joshua v Otto Wallin

Deontay Wilder v Joseph Parker

Daniel Dubois v Jarrell Miller

Dmitrii Bivol v Lyndon Arthur

Arslanbek Makhmudov v Agit Kabayel

Jai Opetaia v Ellis Zorro

Filip Hrgovic v Mark De Mori

Frank Sanchez v Junior Fa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat