Fury: Nuk më mund dot një burrë që mban vëth në vesh!

Boksi

Fury: Nuk më mund dot një burrë që mban vëth në vesh!

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:53
Fury e Uysk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, i cili do të përballet më 17 shkurt me britanikun Tyson Fury, ka folur për origjinën e tij.

Dy boksierët kanë qenë “ballë për ballë” në një intervistë me gazetarin Steve Bunce, pjesë të së cilës kanë dalë në rrjetet sociale. Fury është tallur me Usyk për vendosjen e një vathi në veshin e majtë.

Usyk shpjegoi se si vathi ishte në të vërtetë “provë e prejardhjes së tij kozake”, duke pretenduar se ai mban simbolin e luftëtarit në respekt për ata që “mbrojtën vendin tim nga armiqtë tanë për shumë vite’”.

Fury filloi shkëmbimin e batutave duke thënë: “E di që nuk mund të më mundë. E di që nuk mundet. Një burrë që mban një vathë nuk mund ta mposhtë kurrë Tyson Fury. Nuk është një shans, askush që mban vathë nuk mund ta mundë Fury”.

Usyk, 37 vjeç, mori një moment para se të përgjigjej: “Mund të shpjegoj për vathët. Është simbol i një luftëtari ukrainas, një kozaku.

Ata ishin njerëzit që mbrojtën vendin tim nga armiqtë tanë për shumë vite. Kjo është vetëm prova e prejardhjes sime të kozakëve.

Ata kurrë nuk humbën me askënd. Nuk ka bukuri apo modë në këtë vëth”.

“Mbreti Cigan” u përgjigj duke thënë: “Në Ukrainë do të thotë se Usyk është një luftëtar i mirë. Por andej nga jam unë, për ty do të thonë se ai është një “pjeshkë” me një veth në vesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat