Haxhi Krasniqi tregon forcën kundër kazakut, fiton dy tituj botëror

Boksi

Haxhi Krasniqi tregon forcën kundër kazakut, fiton dy tituj botëror

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 15 korrik 2016 Në ora: 22:01
Haxhi Krasniqi

(E plotësuar) - Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi tregoi forcën e tij ndaj kazakut me nënshtetësi gjermane, Jurgen Doberstein. Trimi nga Kosova shënoi fitore pas 12 rundeve (me vendim të gjyqtarëve), duke i fituar dy tituj botëror, WBA Inter-Continental që deri sot ka qenë pronë e Doberstain, dhe titullin vakant WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Krasniqi u fut në ring me këngën kuq e zi dhe në një atmosferë madhështore në Saarbrucken të Gjermanisë. Në rundin e parë të dy boksierët treguan cilësitë e tyre, duke e goditur njëri - tjetrin, ndërsa në rundin e radhës Krasniqi ishte më energjik ndaj kazakut. Në rundin e tretë Krasniqi në një rast edhe e rrëzoi kundërshtarin, më pastaj i ka dhënë edhe një godtje të fortë. Mijëra tifozë shqiptar, dëgjohej kënga besa besë e cila vazhdimisht i ka dhënë energji trimit shqiptar. Edhe në rundin e katër u zhvillua meç mjaft i mirë, por që të dy boksierët të përmbajtur. Në rundin e pestë ka qenë një luftë e pakompromis, Krasniqi vazhdimisht kërkonte pikën më të dobët të kundërshtarit.

Ndërkaq, në rundin e gjashtë vërehej një presion te kazaku, paksa edhe i lodhur nga disa godtije që mori nga boksieri i Kosovës. Megjithatë edhe Doberstein u tregua i rrezikshëm në disa raste. Rundi i shtatë ishte mjaft dinamik, dy boksierët luftonin për të arritur më të mirën, duke shkëmbyer goditje. Rundi i tetë ishte i baraspeshuar, ndërsa në të nëntin Krasniqi u hodh në ofensivë ndaj kundërshtarit.

I dhjeti me mjaft taktizime, ndërsa Krasniqi gjithnjë në kërkim të goditjeve të forta ndaj kundërshtarit. Në rundin e 11-të Krasniqi e tregoi forcën e vërtet, për faktin se e kishte ruajtur gjithë energjinë deri në ato momente, i cili me disa goditje e pruri pothuajse para aktit të kryer Dobersteinin.

Edhe rundi i fundit ka qenë mjaft interesant, kazaku u dëshmua i papërshtashëm. Doberstein ishte një boksier me përvojë dhe deri më tash ka 24 meçe: 20 fitore, 3 humbje, 1 barazim. Për Krasniqi ishte meçi jubilar, i 50-ti, dhe fitorja e 46 fitore (17 KO) dhe ka 4 humbje.

Fillon meçi Krasniqi - Doberstein

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi tashmë ka zbritur në ringun ku do të përballet me Jurgen Doberstein, në meçin më të rendësishëm të karrierës së tij.

Haxhi Krasniqi do të luftojë ndaj gjermanit Jürgen Doberstein, i cili mban titullin ËBA Inter-Continental dhe vendin e 12-të të botës në këtë kategori.

Këtu mund ta shikoni live duelin e Haxhi Krasniqit

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, është i përgatitur maksimalisht dhe i mobilizuar që sonte për të triumfuar ndaj kazakut me nënshtetësi gjermane, Jurgen Doberstein.

Haxhi Krasniqi, boksieri që vjen nga Juniku i Kosovës, sonte do të boksoj ndaj  gjermanit Jürgen Doberstein, i cili mban titullin WBA Inter-Continental dhe vendin e 12-të të botës në këtë kategori. Për ta shikuar live duelin e Krasniqit atëherë klikoni KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat