Haxhi Krasniqi: Kjo është luftë që e fitojmë, e grushtova kuq e zi

Boksi

Haxhi Krasniqi: Kjo është luftë që e fitojmë, e grushtova kuq e zi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2016 Në ora: 20:02
Haxhi Krasniqi

Boksieri Haxhi Krasniqi është ballëlart për fitoren dhe  që fitoi dy tituj botëror, WBA Inter-Continental dhe titullin vakant WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Ai në meçin e 50-të, jubilar tregoi forcën pas 12 rundeve, duke e mundur kazakun me nënshtetësi gjermane, Jurgen Doberstain.  Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në facebook: "Bota e çdo kujt është ëndërra e dikurshme, e endërrën e dikurshme nuk ta fal bota por puna, forca e vullneti.  është e vështirë të harrosh disa muaj gjithçka tjetër e të jetosh vetëm mes dorëzave e ushtrimeve. Në grushtat e mi ishin gjithë duart e shqiptarëve e grushtova KUQ E ZI...

Kjo fitore është e jona dhe ju dedikojë nga zemra gjithë atyre që marrin frymë SHQIP.

Faleminderit shumë që jeni gjithmonë tifozët më të bekuar dhe frymëzimi im.

Ju premtoj që do luftoj e fitoj deri në momentin e fundit sepse kjo është luftë që e fitojmë të gjithë... Përgjithmonë i juaji R.H.Krasniqi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat