Haxhi Krasniqi me këta kundërshtarë përplaset për titullin e botës

Boksi

Haxhi Krasniqi me këta kundërshtarë përplaset për titullin e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 16:17
Haxhi Krasniqi në mes

Haxhi Krasniqi, boksieri i mirënjohur shqiptar, ka fituar titujt, WBO e WBA Inter-Continental në kategorinë super të mesme. Ai shumë shpejt do ta sfidojë njërin nga titujt e botës. Këshilltari i Haxhiut, Luan Dreshaj, për gazetën kombëtare “Bota sot” thotë se është e mundshme të futet një herë për t’i mborjtur titujt, ose mund të ballafaqohet me italiani ose me meksikanin në luftë për titullin e botës. “Së pari duhet t’i bënë 4 deri në 5 javë pushim dhe pastaj fillojnë stërvitjet ose për t’i mbrojtur titujt, ose për ta sfiduar njërin nga kampionët e botës. Në WBA është italiani De Carolis, kurse në WBO është meksikani Ramirez", tha Dreshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat