Haye, ish-kundërshtari i shqiptarit, pret ftesën...

Boksi

Haye, ish-kundërshtari i shqiptarit, pret ftesën...

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:53
David Haye

Boksieri britanik, David Haye,  të gjithë e njohin për cilësitë që ka. Ai e kishte mposhtur për dy runde Arnold Gjergjajn – ‘The Cobran shqiptar’. Ish-kampionit të botës në peshat e rënda ende nuk i është dhënë mundësia për të garuar për titullin kampion bote, teksa në dy sfidat e para ka fituar me “KO” shumë shpejt ndaj Mark de Mori dhe Arnold Gjergjajt. Mediat e huaja raportojnë se britaniku ftesën e parë e pret nga miku i tij Anthony Joshua. Por kërkesa e tij është e vështirë të aprovohet, duke qenë se në ranglistën e peshës së rëndë, britaniku mban vendin e tetë, raporton telesport. “Nuk e kuptoj këtë renditje”, tha David Haye. “Unë them se jam më i miri, por ja që realiteti tregon se Fury e mundi Klitschkon, ndërsa Klitschko më mundi mua. Deonaty Wilder është i pamposhtur prej 37 duelesh, Povetkin ka humbur vetëm një herë ndaj Klitschko dhe Luis Ortiz është gjithashtu i pamposhtur. E pres një ftesë nga Joshua edhe pse mund të jetë favorit për të më mundur”, ka thënë Haye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat