Pacquiao rikthehet në ring me 5 nëntor

Boksi

Pacquiao rikthehet në ring me 5 nëntor

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:11
Manny Pacquiao gjatë një meçi

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao, rikthehet në ring me 5 nëntor, gjithçka është e konfirmuar nga kampi i tij. Rikthimi i tij pritet me padurim nga tifozët më të flaktë të boksit profesionist.  Bob Arum e ka konfirmuar rikthimin e tij me 5 nëntor përmes një konference për shtyp. Mirëpo, duhet kujtuar humbjen e Pacquiaos nga amerikani Floyd Mayweather, që ishte zhvilluar me 2 maj të vitit 2015, i cilësuar si meçi i shekullit dhe më i shtrenjti. Atëbotë kjo përballje pati bërë bujë, por amerikani ishte më i mirë dhe triumfoi. Megjithatë, Pacquiao në prill të këtij viti deklaroi tërheqjen e tij, pas meçit të fituar ndaj Timothy Bradley. Por duket se pasioni për boksin ka bërë që ish-kampioni i botës në tetë kategori të ndryshme peshash, të veshë sërish dorezat dhe të ngjitet në ring. Arum ka thënë se janë tre kandidatët e mundshëm për t’u përballur me filipinasin. Ata janë Terence Crawford (kampion i botës për junior në peshën velter në kategorinë WBO), Viktor Pastol (kampioni i botës në WBC) dhe Jessie Vargas (kampioni i botës në WBO, në kategorinë velter). Arum ka thënë se Pacquiao mezi po pret të rikthehet në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat