Një lutje për ‘Zizin’

Boksi

Një lutje për ‘Zizin’

Nga: Agim Tahiraj Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:20
Aziz Salihu

Debate

Të gjithë dashamirët jo vetëm të sportit janë kureshtar të dinë më saktësisht për gjendjen e legjendës tonë të boksit, Aziz Salihu.  I vetmi sportist në Kosovë që ka medaljen e bronztë olimpike që e ka fituar në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ‘Zizi’ siç e dinë i gjithë opinioni ka kohë që po ballafaqohet me telashe dhe është i shtrirë në spitalin e Prishtinës, për shkak se ka një infeksion. Ka më shumë se 47 ditë që është në spital dhe gjendja e tij raportohet se është e mirë. Ai përballet me jetën dhe faktikisht është i sëmurë. Njerëzit nuk interesohen sa duhet, sepse ndoshta ai ka merituar shumë më shumë respekt.  Sidomos një respekt më të madh nga kolegët e tij, pasi që ‘Zizi’ është një pasuri sportive dhe që të gjithë mburremi me të arriturat e tij. Të gjithë e shohim se sa na mungon në jetën sportive, sepse mungesa e tij po lë një zbrazëti e varfëri jo vetëm në boks.  Një lutje për ‘Zizin’... Lutja më e madhe për të është që ai të përmirësohet e të shërohet... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat