Informacioni i fundit për ‘Zizin’

Boksi

Informacioni i fundit për ‘Zizin’

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:22
Aziz Salihu

Aziz Salihu, legjenda e boksit të Kosovës, njeriu që ka sakrifikuar shumë për sportin, sidomos në kohën e okupimit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, dhe gjithmonë ka qenë halë në sy për pushtuesin serb. Bëhet e ditur për gazetën kombëtare “Bota sot” se ‘Zizi’ sot rreth orës 18.00 do të nisen në drejtim të Turqisë. Informacioni jepet nga një anëtar i familjes së tij. Ai nga spitali i Prishtinës do të transferohet në njërën nga spitalet turke, por të gjithë me shpresë se ai shumë shpejt do të përmirësohet me shëndet dhe t’i kthehet aktiviteteve sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat