Çfarë shkruan vëllai i vogël i ‘Zizit’?

Boksi

Çfarë shkruan vëllai i vogël i ‘Zizit’?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:25
Faton Salihu me foton e ilustruar

Ish-boksieri Aziz Salihu, ndryshe fitues i medaljes së bronztë olimpike në Los Anxhelos në vitin 1984, është vendosur në njërën nga spitalet në Stamboll. ‘Zizi’ shpreson që sa më shpejt të shërohet dhe t’i kthehet jetës sportive.  Vëllai i vogël i tij, Fatoni, ish-boksieri i mirënjohur ka shkruar se Maqedonia është pa asnjë normë olimpike. “Lojërat Olimpike po fillojnë në Rio, Maqedonia pa asnjë normë Olimpike. Maqedonia do të merr pjesë në Rio në disa disiplina si në atletikë etj. ku organizatorët ia mundësojnë çdo Shteti që ta afirmojnë sportin dhe radhitet në Shtetet ku nuk ka normë Olimpike. Në foto që kam ilustruar, janë këta tre sportistët shqiptarë Shaban Terstena, Aziz Salihu, Shaban Sejdiu që ishin pjesëmarrës në shumë Lojëra Olimpike. Këta ishin edhe fitues të medaljeve Olimpike dhe në mesin e tyre është edhe fituesi i medaljes së artë dhe të vetme Shaban Terstena dhe sportisti i shekullit. Respekt për këta që ishin ambasadorët e popullit shqiptarë, prezantuan sportin dhe popullin dhe lanë gjurmë anembanë botës dhe sot gjithë kombi shqiptar krenohemi me emrat e tyre”, Shkruan Fatoni në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat