Edhe një boksier olimpik arrestohet për sulm seksual

Boksi

Edhe një boksier olimpik arrestohet për sulm seksual

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 18:31
Jona Junius

Jona Junius, një boksier nga Bamibia është arrestuar për tentim përdhunimi të një pastruese në Fshatin Olimpik, raporton The Independent.

22 vjeçari nga Namibia, ishte përpjekur që ta përdhunonte seksualisht një pastruese në Rio de Janeiro, ka raportuar Gabriel Elizondo, gazetar i prestigjiozes Al Jazeera.

Junius do të ndeshej me francezin Hassan Amzile në kategorinë e peshave të lehta gjatë së mërkurës, ndërsa tani ai do të transferohet në një burg të Rios.

Sportisti nga Namibia, është boksieri i dytë që po arrestohet nën akuzat për sulm seksual në Lojërat Olimpike në Rio, për shkak se të premten u arrestua boksieri nga Morokana e Afrikës, Hassan Saada.

Saada është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht dy punonjëse në Fshatin Olimpik, dhe tani është i burgosur për 15 ditë derisa të kryhen hetimet, dhe i diskualifikuar nga olimpiada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat