Nuri Seferi: Do të jem unë ai që do ta ngre lartë Flamurin Kuq e Zi!

Boksi

Nuri Seferi: Do të jem unë ai që do ta ngre lartë Flamurin Kuq e Zi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 gusht 2016 Në ora: 12:36
Nuri Seferi

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, pothuajse edhe një muaj do të ketë një meç të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai zotohet se do të përgatitet maksimalisht me të vetmin qëllim: Fitore. “Një ndeshje mjaft e rëndësishme po vjen me 17 shtator të vitit 2016 në Göppingen të Gjermanisë. Përgatitjet e mia intensive kanë filluar dhe tani me padurim pres këtë ndeshja e cila do të jetë vendimtare për karrierën time. Kundërshtari im është një emër shumë i njohur i boksit botëror, një boksier shumë i madh me një karrierë mjaftë të pasur. Ish kampion bote dhe disa herë sfidues i shumë emrave të mëdhenj të kategorisë cruiser. Uroj që stërvitjet e mia të ecin në mënyrën e duhur që të përfundoj gjithçka sipas planit dhe së bashku me mbështetjen tuaj që asnjëherë s’ka qenë në dyshim të dalim kokë lartë në fund të ndeshjes. Unë besoj tek kualiteti im dhe do të jem unë ai që do ta ngre lartë Flamurin Kuq e Zi në fundin e ndeshjes për të festuar fitoren e cila ka një peshë mjaftë të madhe për të ardhmen e karrierës sime”, shkruan Seferi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat