Donjeta bombardoi rusen në evropian

Boksi

Donjeta bombardoi rusen në evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2016 Në ora: 22:36
Donjeta Sadiku

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme kundër ruses Dina Bogdanova. Donjeta boksoi me mençuri dhe e mënjanoi rusen nga rrethi i parë i Kampionatit Evropian. "Donjeta e mposhti rusen. Edhe pse shorti deshi që dy boksieret më të mira të këtij grupi të takohen qysh në rrethin e parë, por Donjeta bombardoi me grushte boksieren ruse dhe tregoi se është më e mirë. Donjeta punojë me urdhërat e trajnerit të saj Besim Brahimi dhe nuk lejoi rusen të boksoi në distancë për arsye se ajo ishte më e gjatë, por pas rundit të parë që i takoi boksieres ruse, tri rundet e fundit Donjeta e sulmoi duke e dërmuar kundershtaren dhe ngriti publikun në kembë", ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat