Bogujevci shpreson se Donjeta do ta fitojë titullin e Evropës

Boksi

Bogujevci shpreson se Donjeta do ta fitojë titullin e Evropës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 shtator 2016 Në ora: 19:46
Mehemt Bogujevci

 

Boksierja Donjeta Sadiku kaloi kundërshtaren e fortë, rusen Dina Bogdanova, tani do të ketë paksa më lehtë, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. Donjeta bokson në kategorinë 57 kg, e cila të hënën që e lamë pas tregoi cilësitë e saja duke e gjunjëzuar rusen dhe kaloi në rrethin tjetër, ku do të ndeshet me bjellorusen Veranika Prakofyeva. Bogujevci thotë se Donjeta ka gjasa shumë të mëdha që të stoliset me medalje në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Ordu të Turqisë. Nënkampionia e botës për juniore është e përgatitur maksimalisht dhe kryesisht falë punës së palodhshme të trajnerit të saj, Besim Brahimi. Synimi i Donjetës është që të jetë gati për sfidën e 22 shtatorit ndaj bjelloruses. “Nëse e mposhtë bjellorusen, Donjeta e ka të sigurt medaljen”, ka thënë Bogujevci. “Donjeta e ka pasur kundërshtaren shumë të fortë, megjithatë prapë e ka edhe një tjetër mjaft të fortë, bjellorusen.  Ne besojmë në Donjetën e cila është nënkampione e botës dhe shpresojmë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat