Donjeta ia bën përshesh hundët ukrainases, kampione e Evropës

Boksi

Donjeta ia bën përshesh hundët ukrainases, kampione e Evropës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shtator 2016 Në ora: 17:14
Donjeta Sadiku

Boksierja e talentuar e Kosovës, Donjeta Sadiku, është kampione e Evropës për juniore në kategorinë 57 kg. Ajo në finale dëshmoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke e deklasuar ukrainasen Marija Cherednichenko.  Ky është suksesi i dytë i saj i madh në karrierë, pasi që një vit më parë ishte nënkampione e botës për juniore. Donjeta boksoi me mençuri ndaj ukrainases dhe arriti të triumfoi, duke e lartësuar shtetin e Kosovës. Në rundin e parë, Donjeta ishte më e lëvizshme, duke i dhënë disa goditje rivales.  Boksierja e Kosovës ishte më e shkathët, por edhe rivalja në disa raste e rrezikshme. Rundi u karakterizua me një luftë të fortë, te dyja boksieret shpërndan grushte.  Trajneri Besim Brahimi me këshillat e tija vazhdimisht e mbajti në kontroll Donjetën dhe duke e bërë edhe me të rrezikshëm në dy rundet e fundit. Në rundin e tretë, te dyja boksieret e filluan furishëm. Donjeta gjithnjë kërkonte pikën e dobët të rivales.  Boksierja jona disa herë e zuri në pozicion të pavolitshme rivalen, duke ia bërë përshesh hundët. Në rundin e katërt, Donjeta futet me vetëbesim dhe nuk lejoi në asnjë moment që rivalja të merr iniciativën. Donjeta boksoi me zgjuarsi, vendosmëri duke i dhënë goditje Cherednichenkos dhe triumfoi me plotë meritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat