Boksieri ndodhet në gjendje kritike për jetën

Boksi

Boksieri ndodhet në gjendje kritike për jetën

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 19:14
Pamje nga një meç

Boksieri britanik Mike Towell ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një dueli të zhvilluar ditën e djeshme në Glasgou, ku ai ra pa ndjenja në ring. 25-vjeçari (11 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij), ra pandjenja në tapet në raundin e pestë gjatë një përballje me patriotin e tij Dale Evans. 

“Është një moment i vështirë për ne dhe lutemi që boksieri të shpëtojë dhe të jetë sërish mes nesh”, u shpreh organizatori i duelit.

Sfida mes dy boksierëve ishte e vlefshme për eliminatoret e titullit britanik të peshës “welter”. Boksieri u shtrua me urgjencë në spitalin “Mbretëresha Elizabetë”, ku dhe po monitorohet nga mjekët. 

“Ne vendosëm ta ndërpresim menjëherë duelin në raundin e pestë pasi pamë gjendjen e Mike, që ndodhet në gjendjen kritike për jetën”, tha menaxheri i boksierit, që e ka kaluar natën në spital bashkë me familjarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat