Gjetan Keta, gati për duelin e madh me Fiegenbutz

Boksi

Gjetan Keta, gati për duelin e madh me Fiegenbutz

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:52
Gjetan Keta

Pasojat e duelit të ashpër me boskierin kazak Vasilj Sarbajev janë qartësisht të dallueshme te kampioni shqiptar, Gjetan Keta, por ndjesia që të jep fitorja bën të harrohen plagët. I kthyer për pak ditë në Shqipëri, para se të nisë përgatitjet për përballjen e radhës, 34-vjecari u kthehet emocioneve të suksesit me Sabrajev.

Mbështetja e tifozëve shqiptarë, sa herë që Gjetani ngjitet në ring, mbetet një shtysë e fortë për të arritur fitoren në cdo përballje. Pikërisht kjo krenari shqiptare arrin ta shtyjë përtej cdo limiti.

Gjetan Keta ndihet gati për duelin e 3 Dhjetorit ndaj talentit gjerman Feigenbutz. Sakrifica dhe dëshira për t’i bërë shqiptarët të ndihen krenarë nuk e kanë tradhtuar kurrë.

Të bësh përpara në botën e vështirë të boksit, përtej talentit që të fal natyra kërkon shumë impenjim, por si njeri i sakrificës Gjetani ka arritur t’ia dalë mbanë dhe shërben si shembull për të rinjtë shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat