Shqiptari në bluzë foton e heronjve të Kosovës, futet në ringun e Hungarisë

Boksi

Shqiptari në bluzë foton e heronjve të Kosovës, futet në ringun e Hungarisë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:49
Petrit Mazrekaj

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj,  shënoi një fitore të rëndësishme për karrierën e tij. Ai e mposhti hungarezin Andor Filo. Mazrekaj që bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC,  ka pasur veshur bluzën me foton e heronjve të Kosovës.  “Shënova fitore për gjashtë runde. Në ring u ngjita me bluzën që kishte foton e vëllezërve Haradinaj, heronjve të kombit shqiptarë, të këta e gjej frymëzimin më të mirë për triumf. Tash do të boksoj për një titull shumë të madh, se shpejti do t’i bëjë të ditur detajet”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat