Godet vëllai i Aziz Salihut: Pala maqedonase edhe nëpër katunde...

Boksi

Godet vëllai i Aziz Salihut: Pala maqedonase edhe nëpër katunde...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:14
Faton Salihu

Faton Salihu, ish – boksieri i mirënjohur i Prishtinës dhe tani nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë, godet me një deklaratë. Në Maqedoni zhvillohet fushatë nga partitë politike para zgjedhjeve të reja, ndërsa Salihu, ndryshe vëllai i sportistit të Shekullit dhe fitues të medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Azizit, ka një pyetje.  “A keni ndonjë program për sportin, kulturën, ndonjë projekt për klubet sportive, ku çdo vit klubet shqiptare po mshelen për arsye të kushteve mungesat e palestrave dhe mos përkrahje funksionale dhe komunale.
Çdo vit sportistët po ikin nga ky vend për të gjetur ndonjë rrugë më të mirë në migrim, ndërsa pala maqedonase edhe nëpër katunde ku nuk ka asnjë rini, po rregullohen palestra me buxhetet shtetërore. Na lodhet me politikaaaa, si pozita me rrenat e njëjta edhe opozitaaa pa oferta”, shkruan Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat