Keta sfidon të riun gjerman

Boksi

Keta sfidon të riun gjerman

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:38
Keta

Dita e madhe e boksit kuqezi po afron me një tjetër duel që ngjit në skenë boksierin shqiptar më të suksesshëm të viteve të fundit. Mike Gjetan Keta sfidon të riun gjerman Vincent Feigenbutz me datën 3 dhjetor për titullin vakant Interkontinental të Federatës IBF. 21-vjeçari gjerman që cilësohet një nga shpresat më të mëdha të ringut vendas, do të presë në Karlsruhe boksierin shqiptar që kërkon të hedhë një hap të madh në karrierën e tij. “Mike Keta është një profesionist dhe si çdo kundërshtar ka respektin tim. Ai është një hero në vendin e tij në Shqipëri, por unë dua ta fitoj këtë titull për vendin tim, Gjermaninë”, tha 21-vjeçari i lindur në Karlsruhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat