Feigenbutz mposht me k.o teknik Mike Gjetan Ketën

Boksi

Feigenbutz mposht me k.o teknik Mike Gjetan Ketën

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:31
Feigenbutz dhe Mike Gjetan Keta

Mike Gjetan Keta nuk arriti të fitojë titullin vakant në versionin IBF të peshave super të mesme pasi u mund me k.o teknik në raundin e dytë nga rivali i tij Vincent Feigenbutz. Në sfidën e tij të parë në peshën super të mesme, Keta nuk arriti të kalonte me sukses provën ndaj një rivali shumë të fortë pavarësisht se e nisi shumë mirë sfidën.

Në gjysmën e raundit të dytë, ishin disa goditje të Feigenbutz që rrëzuan Ketën, që në fakt ishte përgatitur shumë për këtë përballje. Ndaj një prej boksierëve më të mirë të kësaj peshe, Keta e nisi mjaft mirë takimin duke sulmuar kundërshtarin, që mori madje disa goditje të ashpra. Raundi i parë ishte i tëri për Gjetanin, por në raundin e dytë, Feigenbutc reagoi dhe me një të djathtë arriti të zhbalancoi Ketën duke i dhënë më pas 2-3 goditje të tjera që e rrëzuan Ketën në tapet, me rivalin gjerman që fitoi me k.o teknik në raundin e dytë. Gjithsesi keqardhje për Gjetanin për këtë humbje, që ishte e para pas nëntë fitoreve radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat