Aziz Salihu godet: Opozita gaboi!

Boksi

Aziz Salihu godet: Opozita gaboi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:35
Aziz Salihu

“Jam njeri që i vlerësoj gjërat drejt”, kështu e fillon bisedën kryetari i KBO Prishtina, Aziz Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ish-boksieri i mirënjohur, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shtunën që shkoi, mori pjesë në kuvendin zgjedhor të Federatës së Boksit të Kosovës. Ai publikisht kërkoi që të votohet Ramadan Selimi për kryetar të federatës, duke dhënë edhe arsyet e tija.

“Ky kuvend ka qenë interesant”, thotë ‘Zizi’. “Opozita gaboi, sepse u dashtë t’i gjej tre-katër kandidat që kanë mjete financiare dhe me pasur plan-programin e tyre. Ky është gabimi i parë i opozitës. Sepse ata i kanë gjetur njerëzit e gabuar dhe të pafuqishëm për të ndryshuar federatën. Aty në opozitë ishin disa që kanë qenë kundër meje. Ata, të opozitës, secili ka luftuar për një post. Më vjen keq që disa kishin poste, dhe e tradhtuan Ramadan Selimin.  Selimit ia kthyen shpinën ata që iu kishte dhënë pozita”, theksoi Salihu. Selimi fitoi kundër Agim Latifit me rezultat 22:17. Salihu mendon se Latifi kishte njerëzit e gabuar pas vete. “Agim Latifi ka shkuar të njerëz të gabuar. Prita që ai të jetë më i fuqishëm, por nuk  ishte ashtu si mendova. Ramadan Selimi ka punuar në dy vitet e fundit dhe ka fituar përvojë në rrafshin ndërkombëtar. Iu thash në mbledhje se nëse e ndërrojnë kryetarin do të shkojnë prapa.  Sepse kryetarit të ri i duhej...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat