Luftë para ringut

Boksi

Luftë para ringut

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:15
Dereck Chisora dhe Dillian Whyte

Ndoshta ishte një mënyrë kontroverse për të shtuar vëmendjen tek ndeshja për titullin kampion e  ndoshta një strategji marketingu për të gjeneruar më shumë para.

Por ajo çfarë prisnin gazetarët në konferencën për shtyp të Dereck Chisora dhe Dillian Whyte, ishte gjithçka përveçse deklarata rutinë. Një tavolinë fluturoi mbi kokat e boksierëve dhe promotorëve duke e kthyer në kaos atë që ishte programuar si një seancë pyetje përgjigjesh pa shumë emocione. 

Fjalët e rënda vërshuan sa nga një anë në tjetrën mes dy sportistëve të njohur, deri në momentin kur lufta verbale i la vendin asaj fizike. Chisora lëshoi një tavolinë në drejtim të Whyte, duke shkaktuar kaos. Forcat e sigurisë u detyruan të ndërhynin për të qetësuar boksierët, por tifozët që kanë blerë një biletë për të parë ndeshjen e së shtunës, kanë nisur që tani të numërojnë orët. 

Skena të ngjashme mund të përsëriten ndoshta më shpesh, madje që në seancën e peshimit të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat