Marigona Beadini njihet si boksiere e shkathët dhe ka fituar goxha Kupa e medalje. Ajo sa herë dilte në ring asnjëherë nuk i trembej syri, por gjithmonë e etur për fitore.
Bile disa herë edhe rivalet i kishin frikën, për faktin se Marigona kishte guximin e saj dhe goditje e forta e bënin rivalen që shumë herë të dorëzohej para kohe. Ajo ka postuar një fotografi duke treguar se sa medalje e Kupa ka fituar në karrierën e saj.
Marigona ka qenë edhe karateiste e shkathët dhe e pa konkurrencë, madje me artin e saj shumë herë kishte mahnitur edhe njohësit e këtij sporti.