Vukshinaj: Nuk jam në presion, synoj fitore kundër gjermanit

Boksi

Vukshinaj: Nuk jam në presion, synoj fitore kundër gjermanit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:12
Faton Vukshinaj

Në shtetet e ndryshme të Evropës veprojnë e jetojnë shumë sportistë të dëshmuar shqiptarë. Boksieri shqiptar, Faton Vukshinaj, përgatitet për betejën në fund të muajit maj përkatësisht me 27 maj, ku do të ballafaqohet me gjermanin Nico Salzmann. Nga ekipi i boksierit shqiptar konfirmohet se meçi do të zhvillohet në Olten të Zvicrës. “Për Fatonin (i cili në kikboks ka arritur shumë) është dueli i tretë në boksin profesionist, kurse për gjermanin Salzmann dueli numër 30-të. Një hap i guximshëm i Fatonit, por edhe i duhur, sepse qëllimi i tij është që të arrin majën botërore në peshat e mesme edhe në disiplinën më të spikatur të sporteve luftarake, pra në boksin profesionist.

Në dy duelet e para në boksin profesionist Fatoni i ka mposhtur dy boksierë të shkëlqyer. Në duelin e parë rastësia donte, që Fatonit t’i bjerë të boksonte me boksierin nga Prishtina Gazmend Gashi dhe të fitoi, pra ky ishte me 4 shkurt të këtij viti. Pra kundër Gashit ngadhënjeu me ndërprerje pas raundit të 2-të. Kurse duelin e dytë profesionist e fiton ndaj boksierit te pamposhtur gjerman Javad Sadeghi (7-0-0).

Ju kujtojmë se Fatoni është i lindur në Basel të Zvicrës, ku jeton edhe sot, por prejardhjen e ka nga Prizreni i Kosovës”, thuhet nga ekipi i boksierit Vukshinaj. Faton Vukshinaj shpreh optimizmin për meçin ndaj gjermanit dhe mëton fitore. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, deklaroi se është maksimalisht i përgatitur dhe synon fitore. Ai ka njohuri për gjermanin, por beson se me cilësi që ka, do të triumfojë dhe të vazhdojë rrugëtimin që të ngjitet sa më lartë në boksin profesionist.      

“Bota sot”: A jeni në formën më të mirë të mundshme?

Faton Vukshinaj: Jam shumë i përgatitur deri në maksimum dhe në formë shumë të mirë për duelin e radhës, kundër Salzmannit.

“Bota sot”: Në boksin profesionist është meçi i tretë me radhë, kësaj here do të ndesheni me gjermanin që ka mjaft përvojë, sa keni njohuri për të apo ku është më i rrezikshëm?

Faton Vukshinaj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat