Salihu e Peci, sa shumë duheshin një kohë, foto e vitit 1983, kur u rrihni për shtetin që nuk ekziston më!

Boksi

Salihu e Peci, sa shumë duheshin një kohë, foto e vitit 1983, kur u rrihni për shtetin që nuk ekziston më!

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:26
Ish reprezentacioni i Jugosllavisë

Fotografia është pasqyra më e mirë e jetës, pasqyra e kujtesës dhe e lavdisë për të kaluarën! Boksi në Republikën e Kosovës kishte traditë, kishte kampionë të mëdhenj madje KBOX Prishtina pesë herë ka qenë kampion dhe gjashtë nënkampion i shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Një fotografi e rrallë e postuar nga ish-boksieri i mirënjohur Sami Buzolli, tregon një të vërtet shumë emocionuese, se sa shqiptarë kishim në petkun e reprezentacionit të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Ish boksierët e mëdhenj Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci, të cilët shihen në foto, janë majtas në këmbë.

Salihu i pari, Peci i dyti me djalin e Lah Nimanit që mbante në krah. Kjo foto tregon se fortë janë dashur mes vete, për faktin se shihen afër njëri-tjetrit dhe normalisht ishin të bashkuar si gjithmonë në atëkohë kundër kundërshtarëve! Në foto janë sipas Buzollit: Në këmbë majtas: Aziz Salihu, Xhevdet Peci, Pero Tadiç, Nusret Rexhepi, Mirko Puzoviq, Sreten Mirkoviq, Asmir Vojinoviq. Ulur majtas:

Abedin Lika, Lubisha Simiq, Sami Buzolli, Zoran Spasiq, Xhavit Hasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat