McGregor përshëndet Mayweatherit me disa video ku shihet teksa e nokauton ish-kampionin e botës në boks

Boksi

McGregor përshëndet Mayweatherit me disa video ku shihet teksa e nokauton ish-kampionin e botës në boks

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:35
Luftëtari i UFC-së, kampioni McGregor para pak kohësh kishte shprehur dëshirë të luftonte në ring të boksit me kampionin e peshave të lehta, Meyweatherin

Promotori i boksit, Dana White ka publikuar disa video ku shihet Conor McGregor duke u nokautuar ish-kampionin e boksit, Paulie Malignaggi, në stërvitjet para meçit me Floyd Mayweather.

Luftëtari i UFC-së, kampioni McGregor para pak kohësh kishte shprehur dëshirë të luftonte në ring të boksit me kampionin e peshave të lehta, Meyweatherin.

Pas shumë e shumë tentativave dhe promotorëve të përzier, ky meç u bë i mundur pasi boksieri amerikan pranoi të ndeshet me irlandezin.

Që nga koha kur Mayweather pranoi të ndeshet me McGregorin, ky i fundit ka filluar stërvitjet intensive për këtë duel, i cili pritet të zhvillohet  më 26 gusht në Las Vegas.

McGregor ka arritur një formë të mirë dhe të kuptoj mirë boksin, pasi në videot e postuara nga promotori Dana White, irlandezi shihet teksa e nokauton ish-kampionin e botës në IBW dhe WBA, Malignaggi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat