McGregor gati për sfidën me Mayweather

Boksi

McGregor gati për sfidën me Mayweather

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 07:19
McGregor

Conor McGregor është gati për duelin e mijëvjecarit. Të Shtunën e ardhshme në “T-Mobile Arena”, të Las Vegasit, gjigandi irlandez do të sfidojë kampionin amerikan Floyd Mayweather në një duel të vërtetë force. Për 29-vjecarin ky është dueli më i rëndësishëm në karrierë ndërsa për  Mayweather tashmë në moshën 40-vjecare ajo ndaj McGregor mund të jetë sfida e tij e lamtumirës nga boksi profesionist. Iralndezi po përgatitet me intesitet të lartë gjatë këtyre ditëve për duelin e mijëvjecarit, që është një ezkluzivet i Digitalb dhe Supersport dhe të gjithë shqiparët do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e kësaj ndeshjeje titanësh në ekranin tonë.

Vetë Mayweather e ka cilësuar McGregor-in, si favoritin e madh për fitoren finale për vetëm faktin se irlandezi është 11 vjet më i ri në moshë se amerikani. Megjithatë vetë McGregor nuk është aq i sigurtë ai e respekton në maksimum rivalin e tij dhe i trembet fakti që Maywether do të bëjë një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, për ti bërë një mbylle sa më spektkolare karrierës së tij. Nga ana tjetër irlandezi mendon se duhet të bëjë paraqitjen e tij më të mirë në karrierë për të fituar ndaj eksperiencës së Floyd Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat