Kush është miliarderi që ka vënë në lojë shumën marramendëse për Mayweather-in?

Boksi

Kush është miliarderi që ka vënë në lojë shumën marramendëse për Mayweather-in?

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 00:58
McGregor dhe boksieri Floyd Mayweather

Ndaj ndeshjes së shekullit midis kampionit të UFC Conor McGregor dhe boksierit Floyd Mayweather janë vënë bast 1 milionë dollarë në favor të këtij të fundit.

Sfida do të zhvillohet në Las Vegas dhe ka thyer pritshmëritë e basteve. Boksieri shihet si më favoriti për ta fituar këtë ndeshje.

Personi që ka vendosur bastin me shumën marramendëse është klient i famshëm i kazinosë "MGM" ku do të zhvillohet ndeshja. Fitimet neto të këtij personi nëse Mayweather triumfon do të kapin një shumë prej 182 mijë dollarësh.

Mayweather ndihet shumë i sigurt për fitoren e tij në këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat