Mayweather pritet të bëhet sportisti i tretë miliarder

Boksi

Mayweather pritet të bëhet sportisti i tretë miliarder

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 00:17
Pasuria e tij i është afruar një miliardëshit

Floyd Mayweather e fitoi “meçin e parave” kundër Conor McGregor dhe është rrugës për të hyrë në klubin e sportistëve miliarderë.

Triumfi i boksierit amerikan ndaj kundërshtarit irlandez do ta përfshijë atë në listën e sportistëve më të pasur, duke qenë se spekulohet se përfitimet nga ky duel do të shkojnë mbi 350 milionë dollarë.

Me fitoren e të shtunës mbrëma, legjenda e boksit u konfirmua si më i miri në histori në kategorinë e tij me rekord prej 50-0, ndërsa tashmë ka pasuri prej 880 milionë dollarësh.

Sipas shefit ekzekutiv të Mayweather Promotions, Leonard Ellerbe, ai pritet t’u bashkëngjitjet sportistëve miliarderë, si Michael Jordan e Tiger Woods.

Ndryshe, Floyd, i cili e ka nofkën ‘Money’ (‘Paraja’) ka treguar se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, ka jetuar në varfëri dhe në një familje të çrregullt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat