Aziz Salihu humb durimin, ja kujt i thotë shko në pension!

Boksi

Aziz Salihu humb durimin, ja kujt i thotë shko në pension!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:10
Aziz Salihu

Ish boksieri Aziz Salihu nuk ka fort merak të flet pas shpine,  por kur e ka ndërmend ta thotë troç dhe pa pikë marre!  Salihut i ka ardhur në maje të hundës Mehmet Bogujevci. Ai e thumbon, duke i thënë, e ke kohën të ikësh në pension! “Mehmet, ti je sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, e di që je pensionist dhe si shok po ta them:

Lëshoja vendin gjeneratave të reja e të shkolluar. Ti je pensionist, e meriton një pagë, por nuk je më për atë pozitë. Edhe unë kur i bëj 65 vjet, dalë në pension dhe mos t’i pengojmë të rinjve e të shkolluarve”, ka thënë Salihu. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ka 63 vjet dhe hiq më larg se dy vjet edhe këtë e pret pensionimi, por një herë i lutet Mehmeti të largohet nga posti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat