Zyrtare: Rimeç mes David Haye dhe Tony Bellew me 17 dhjetor

Boksi

Zyrtare: Rimeç mes David Haye dhe Tony Bellew me 17 dhjetor

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:48
David Haye dhe Tony Bellew

David Haye ka kohë që kërkon revansh ndaj Tony Bellew që e kishte mposhtur para disa muajsh.

Tashëm boksierët kanë arritur marrëveshje dhe është zyrtarizuar dueli i ri mes dy boksierëve britanikë.

Të dy boksierët e kanë konfirmuar sfidë e dytë me 17 dhjetor dhe ajo do të zhvillohet në stadiumin ‘O2 Arena’ të Londrës.

Bellew e kishte fituar meçin e parë me nokaut.

Gjatë atij dueli Haye kishte pësuar një dëmtim në këmbë dhe është operuar.

Haye u shpreh i lumtur që marrëveshja është arritur.

“U deshën muaj të tërë negociatash që ky revansh të zhvillohej, por më në fund arritëm marrëveshjen. A do të firmosësh tani kontratën?”.

Nuk ka munduar as përgjigja e Bellew: “A je i lumtur tani David. Tani më lerë të qetë me familjen time. Do të shoh mjaftueshëm së shpejti”.

Kontrata parashikon që fitimet e mëdha nga ky meç të shkojnë për Bellew.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat