Nis Kampionati Ballkanik, Menxhiqi në finale

Boksi

Nis Kampionati Ballkanik, Menxhiqi në finale

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 07:45
Kampionati ballkanik në Kik-boks

(E plotësuar) - Ka nisur Kampionati ballkanik në Kik-boks që po mbahet në Bjelo Polje të Malit të Zi, ku Kosova po defiloi me flamurin e shtetëror.

Në këtë kampionat po marrin pjesë një numër i madh garuesish nga shtet e Ballkanit.

Kosova po merr pjesë me katër kik-boksierë.

Dardan Menxhiqi tashmë ka siguruar finalen, pasi që u kualifikua pa luftë.

Sot në program është që të garojnë dy kik-boksierët tonë; Denis Halimi do të ndeshet me Luka Perisiq nga Mali i zi dhe Gëzim Brahimi kundër Stanislav Tsanov nga Bullgaria.

Image
Kampionati ballkanik në Kik-boks

Sot nis Kampionati Ballkanik, kik-boksierët synojnë medalje

Gjithçka është gati për Kampionatin Ballkanik në Kik-Boks që do të nis sot në Bojle Polje të Malit të Zi.

Ky eveniment ballkanik, i pari  i këtij lloji ka grumbulluar një numër të madh të kik-boksierëve nga vendet ballanike.

Kosova në këtë kampionat paraqitet më katër kik-boksierë, të cilët synojnë medalje.

Njëri nga favoritët për të rrëmbyer medalje nga ky eveniment, Dardan Menxhiqi beson se do të ketë paraqitje të mirë. Ai thotë se është në formë të mirë dhe i gatshëm për sfidat që e presin.

“Jam në formë mjaft të mirë. Jam i përgatitur mirë dhe i gatshëm për duelet që më presin. Shpresoj së gjithçka do të më shkon mirë në mënyrë që të arrijë ndonjë medalje”, ka thënë Menxhiqi.

Ai do të garojë në kategorinë e seniorëve, derisa tek juniorët do të ‘luftojnë’ Valdrin Ibishi, Gëzim Behrami dhe Denis Halimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat